Flash

Tabaku: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia humbet 1 miliard euro

Lapsi.al 28 December 2020
Tabaku: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia humbet 1 miliard

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaron se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, sipas të cilave ekonomia shqiptare ka një rënie prej 130 milionë eurosh në 3-mujorin e tretë të vitit.

Për ish-deputeten Tabaku “buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre”.

Mesazhi i Tabakut:

Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia shqiptare humbet 1 mld euro! Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti. Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.

Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë. INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.

Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre. Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit.

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie jemi ne, qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI