Flash

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon/ Nishani-Ramës: Tradhëtia ka emër

Lapsi.al 27 December 2020
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon/ Nishani-Ramës:

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj Ramës për çështjen e zgjerimit me 12 milje në detin Jon, pasi Greqia miratoi dekretin presidencial së fundmi.

Nishani thotë se Rama bën avokatin e interesit të tjetrit duke deklaruar se Greqia ka të drejtë ta ushtrojë këtë të drejtë.

Ai thekson se kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë vetëm të mbrojë interesin e Shqipërisë dhe jo interesin që dëmton rëndë Shqipërinë.

Reagimi 

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër !

Të këshilluara

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në qytetin e Vlorës. Shkak për këtë vendim është bërë moti i keq, që ka përfshirë vendin ditën ...

14:41

Gjendet një bombë 500 kg në Tiranë

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë botërore në Tiranë. “Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA j...

12:56

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI