Flash

Basha pas takimit me studentët: Dështimi më i madh i Ramës, ekonomia

Lapsi.al 27 December 2020
Basha pas takimit me studentët: Dështimi më i madh i Ramës,

Pas takimit me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Lulzim Basha thotë se sipas të rinjve që takoi, ata kishin një konkluzion kryesor, që dështimi më i madh i Ramës në 7 vite ishte ekonomia.

Ai thekson se në 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe ajo çfarë mund të ofrojë për të ardhmen janë vetëm dështimet e tjera. Lideri demokrat kërkon një bashkim të qytetarëve për të sjellë ndryshimin që duan shumica dërrmuese e shqiptarëve.

"Të gjithë komentet e studentëve të ekonomisë me të cilët pata kënaqësinë të takohesha, kishin një konkluzion kryesor: ekonomia është dështimi më madh i Edi Ramës në 7 vite. 

Gjatë këtij viti, ku krizës ekonomike iu shtua edhe pandemia, studentët u përjashtuan nga çdo lehtësi. Ata vazhdojnë të paguajnë të njëjtat tarifa, të cilave u sthohen edhe kostot e mësimit online. Rritja e papunësisë, mbyllja e qindra biznëseve dhe rënia e fuqisë blerëse kanë goditur shumicën e familjeve shqiptare të cilat patën ndihmën më të vogël në rajon dhe në Europë nga qeveria e tyre.

Njëra prej studenteve më tha se paguan tarifë shkollimi për master 2.1 milionë lekë. Ajo bën dy punë për për të përballuar si tarifën e studimit, gjithashtu dhe koston e jetës në Tiranë. 

E ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve duhet të shkonin për të ndihmuar të rinjtë, familjet e tyre, ato vazhduan të shpërndahen tek miqtë dhe klientët e qeverisë përmes koncesioneve e PPP-ve korruptive. 

Në 7 vjet Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim, rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti tarifat e studimit, nuk hapi 300 mijë vende pune, por detyroi afro 500 mijë shqiptarë të emigrojnë. Edi Rama renditi Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara sepse gjithë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve i ndau për klientët e tij. Prandaj vuajnë shqiptarët sot, prandaj të rinjtë e kanë mendjen të largohen nga vendi.

Është koha ta ndryshojmë këtë gjendje. Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera." - shkruan mes të tjerash Basha.

Ai vazhdoi duke theksuar prioritetet e tij si kryeministër me një qeveri demokratike. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Në një paragraf/ Cilat janë prioritetet e Bashës si kryeministër 

Të këshilluara

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në qytetin e Vlorës. Shkak për këtë vendim është bërë moti i keq, që ka përfshirë vendin ditën ...

14:41

Gjendet një bombë 500 kg në Tiranë

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë botërore në Tiranë. “Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA j...

12:56

Greqi/ Babai shqiptar vret me thikë djalin

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë. I riu fatkeq u shtrua n...

12:05

Covid i merr jetën mjekut nga Elbasani

Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Dr. Sali Baco neuropsikiatër, prej disa ditësh ishte shtruar te Covid 2. Baco u diplomu...

11:52

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI