Flash

Basha takim tjetër me studentët, sulmon oligarkët dhe premton 'qeverisje të vogël'

Lapsi.al 27 December 2020
Basha takim tjetër me studentët, sulmon oligarkët dhe premton

Lulzim Basha vazhdon takimet me studentët, ku dëgjon shqetësimet e të rinjve dhe sulmon qeverinë. Basha ka zhvilluar këtë të diel një takim me studentët e Fakultetit Ekonomik, me të cilët ka diskutuar për ekonominë, situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, si dhe fenomenet që, sipas tij, e kanë gërryer ekonominë këto vite, si korrupsioni dhe kontrolli i parave publike dhe sektorëve strategjikë nga oligarkët.

“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Mafia. Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion. Synimi i ligjit Anti-Mafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto llojë kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rekuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, është shprehur Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut, duke shpjeguar ligjin anti-mafia që ka hartuar Partia Demokratike, dhe që do ta vërë në zbatim në qeverisjen e ardhshme dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Shefi i opozitës iu ka shpjeguar studentëve edhe projektin e tij për një qeverisje të vogël, duke eleminuar shpenzimet e fryra me punësime militanteske politike.

“Ne besojmë tek qeverisja e vogël. Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë. Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjeshtë dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit, dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është de facto i falimentuar”.

Të rinjtë shprehen shqetësimin e tyre edhe për mungesën e prakikave mësimore që nuk ofrohen dot nga sistemi arsimor, gjë që reflektohet më pas edhe në pamundësi përgatitje për tregun e punës. Basha iu shpjegoi atyre programin e PD për këtë çështje duke premtuar stazhe të paguara për studentët.

“Kemi më shumë se 4 vite që i mëshojmë një përqasje që ne kemi hartuar me miqtë tanë gjermanë që janë pararojë e kësaj përqasjeje në Europë, por që ka dhënë kaq shumë rezultate pozitive sa duhet të jesh totalisht i pandjeshëm, siç është kjo qeveri e ky kryeministër ndaj rinisë, që mos të kesh hedhur asnjë hap për ta zbatuar. Cila është kjo përqasje? Është përqasja e financimit të politikave për studentët. Çfarë kushton 10-15 milionë euro që ti ia jep Check-up-it dhe ndonjë tjetri në vit, do të mundësonte të paktën 10 mijë stazhe të paguara në vit, me 300 mijë lekë të vjetra në muaj, që është një pagesë simbolike por e mjaftueshme për të tërhequr 10 mijë studentët më të mirë në praktikë, nga të cilët 70-90% pas praktikës sigurojnë një vend pune. A nuk ia vlen kjo? Për çfarë duhet qeveria, në qoftë se paratë e taksave tuaja dhe të prindërve tua, i bën rrush e kumbulla dhe nuk i dedikon për një veprim të tillë që sjell një leverdi kaq të madhe për shoqërinë! Jo 15 milionë, dhe aq kushton projekti, po dhe 10 herë më shumë po të kushtonte, është një nga gjërat më të justifikueshme para shqiptarëve. Si mund të ecë përpara një komb në qoftë se njerëzit për të cilët ka më shumë nevojë i largohen?”

Të këshilluara

Greqi/ Babai shqiptar vret me thikë djalin

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë. I riu fatkeq u shtrua n...

12:05

Covid i merr jetën mjekut nga Elbasani

Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Dr. Sali Baco neuropsikiatër, prej disa ditësh ishte shtruar te Covid 2. Baco u diplomu...

11:52

Dëbora mbulon verilindjen e Shqipërisë

Verilindja zbardhet nga bora. Reshjet nisën gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dëborës kanë arritur në një trashësi nga 4 deri në 15 cm në zo...

11:07

Petro Koçi infektohet me Covid-19

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi. “Covid, i vetë-ofr...

10:50

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje- Berat mëngjesin e kësaj të diele. Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e automjeteve A. Gj., 47 vjeç, dhe H. Sh., 19 v...

10:44

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e ...

10:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI