Flash

Greqi/ Babai shqiptar vret me thikë djalin

Lapsi.al 27 December 2020
Greqi/ Babai shqiptar vret me thikë djalin

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur në Kretë të Greqisë.

I riu fatkeq u shtrua në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit “Venizelio”, në gjendje të rëndë shëndetësore, por më vonë gjeti vdekjen.

Pas përleshjes me babain e tij, i riu kishte marrë 6-7 goditje me thikë dhe kishte humbur mjaft gjak, si rezultat i të cilit nuk mund të mbahej gjallë.

Ngjarja

Gjithçka nisi në orën 6 të ditës së Krishtlindjes në Therissos në Kretë, kur filloi një grindje e ashpër midis një grupi burrash. Gjërat duket se kanë dalë jashtë kontrollit dhe një prej pjesëmarrësve  nuk hezitoi të nxirrte një thikë dhe të plagoste një 30-vjeçar.  Ajo që është për t’u habitur, megjithatë, është se 30-vjeçari thuhet se ishte qëlluar me thikë nga babai i tij me ndihmën e djalit tjetër të familjes.

Në orët e para të mëngjesit të së Shtunës , policia arrestoi babanë 55-vjeçar dhe vëllain 26-vjeçar, që dyshohet se janë autorë të sulmit dhe plagosjes së 30-vjeçarit, të gjithë me kombësi shqiptare.

Njoftimi i policisë

“Dy të huaj u arrestuan në mes të natës në Heraklion nga oficerë policie të Nën-Drejtorisë së Sigurisë Heraklion për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme trupore edhe një të huaji.

Në veçanti, pasditen e 25 Dhjetorit, të dy të huajt përdorën dhunë fizike duke për të shkaktuar lëndime trupore, ndërsa njëri nga dy të huajt përdori gjithashtu një send të mprehtë.

“Hetimi policor identifikoi, lokalizoi dhe arrestoi të huajt, ndërsa objekti i mprehtë u gjet dhe u konfiskua”.

Të këshilluara

Covid i merr jetën mjekut nga Elbasani

Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Dr. Sali Baco neuropsikiatër, prej disa ditësh ishte shtruar te Covid 2. Baco u diplomu...

11:52

Dëbora mbulon verilindjen e Shqipërisë

Verilindja zbardhet nga bora. Reshjet nisën gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dëborës kanë arritur në një trashësi nga 4 deri në 15 cm në zo...

11:07

Petro Koçi infektohet me Covid-19

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi. “Covid, i vetë-ofr...

10:50

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje- Berat mëngjesin e kësaj të diele. Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e automjeteve A. Gj., 47 vjeç, dhe H. Sh., 19 v...

10:44

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e ...

10:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI