Flash

Greqia hedh një hap tjetër për zgjerimin e detit/ Hyn në fuqi dekreti për mbylljen e gjireve në Jon

Lapsi.al 27 December 2020
Greqia hedh një hap tjetër për zgjerimin e detit/ Hyn në

Dekreti Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë bregdetare në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot, me botimin e tij në Fletoren e Qeverisë.

Kjo lëvizje sjell një hap më pranë përfundimit të procesit për shtrirjen e Greqisë në zonën bregdetare në 12 milje detare në Detin Jon.

Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit.

“Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim që është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Të këshilluara

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në qytetin e Vlorës. Shkak për këtë vendim është bërë moti i keq, që ka përfshirë vendin ditën ...

14:41

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI