Flash

Deklaroi se u qëllua me armë zjarri në Dibër, policia zbardh gënjeshtrën e 52-vjeçarit

Lapsi.al 26 December 2020
Deklaroi se u qëllua me armë zjarri në Dibër, policia zbardh

Faik Zeqja është arrestuar për deklarim të rremë në Dibër, pasi u paraqit në spital me plagë në këmbë. Zeqaj tha se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar. Megjithatë pas hetimeve të policisë së Dibrës, u vërtetua që kjo nuk ishte e vërtetë. Zeqaj është plagosur gjatë një aksidenti rrugor me makinën e tij, i cili i drejtonte i dehur.

Sipas hetimeve, 52-vjeçari duke drejtuar automjetin tip 'kamionçinë', në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës është dëmtuar në pjesën e këmbës në momentin që ka zbritur nga automjeti. Më pas ai është dërguar në qendrën shëndetësore në Maqellarë duke thënë se plagët i ishin bërë me armë zjarri nga persona të tjerë. Pas vërtetimi se ai po udhëtonte në sens të kundërt,  Zeqjës i është bërë dhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje shiu mestare mbizotërojnë motin në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat malore do ketë reshje dëbore. Këto kus...

07:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI