Flash

Trump dekoron Grenell për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Lapsi.al 25 December 2020
Trump dekoron Grenell për marrëveshjen Kosovë - Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, dekoroi me medaljen e Sigurisë Kombëtare të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në motivacionin e presidentit vlerësohet “kontributi i jashtëzakonshëm” i ambasadorit Grenell “që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me këtë marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të përparuar”, - thuhet mes të tjerash në vendimin e presidentit të cilin e shpërndau në rrjetete sociale ambasadori Grenell. Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në praninë e presidentit, Donald Trump, i cili tha se “pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen... Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh". Ambasadori Grenell u emërua i dërguar i posaçëm në vitin 2019 ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.  Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. /VOA
 
View this post on Instagram
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI