Flash

Zyrtarizohet transaksioni, "Kastrati" blen aeroportin "Nënë Tereza"

Lapsi.al 25 December 2020
Zyrtarizohet transaksioni, "Kastrati" blen aeroportin

Grupi Kinez i “China Everbright” ka shitur aksionet e aeroportit “Nënë Tereza” kompanisë shqiptare, “Kastrati Group”. Vendimi është zyrtarizuar edhe në pasqyrimin e aksionerëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ku janë depozituar edhe dokumentet përkatës ndërsa shuma totale është rreth 71 milion euro pagesë e cila do të realizohet me dy këste.

Ky është transaksioni i tretë që bëhet me aksionet e Aeroportit “Nënë Tereza” pas dhënies me koncesion. Pas hapjes së garës nga qeveria shqiptare aeroporti i vetëm ndërkombëtar shqiptar u ble dy kompani gjermane dhe Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”, që nënshkruan një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004. Më pas grupi kinez, i shërbimeve financiare “China Everbright”, në prill 2016 nënshkroi marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncensionare përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”.

Çmimi i shitjes së kuotave te kompania kineze ishte 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare. Institucionet shqiptare kanë pasur një sërë përplasjesh me koncesionarët e aeroportit për çështjen e tarifave që duhet të paguajnë qytetarët. Kjo pasi koncesionari ka tejkaluar fitimet dhe kjo duhej të reflektohej në uljen e tarifave aeroportuale. Ndërkohë që për kompaninë shqiptare “Kastrati Group” përtej kësaj lind edhe detyrimi për vijimin e investimeve në zgjerimin e pistës ku fluturojnë avionët.

Sipas kontratës theksohet se nëse kalohet numri i pasagjerëve prej 3 milion në vit, atëherë koncesionari ka detyrimin të zgjerojë pistën. Ndërkohë në vitin 2019 numri total i pasagjerëve sipas TIA rezulton se ka qenë 3.3 milion dhe xhiroja vjetore 28.9 milion euro. Në fund të 2019 në Rinas ka nisur projekti “Airfield 2020” i cili do të realizohet në disa faza dhe lidhet me rehabilitimin e pistës dhe rrugëve lidhëse që mundësojnë lëvizjen e avionëve në zonën ajrore.

Rrugët lidhëse W dhe B, janë në fazën e rindërtimit me një gjatësi rreth 1.5 km, në përputhje me kërkesat dhe standardet e avionëve që priten të operojnë në TIA. Ndërsa gjerësia parashikohet 45 m për avionët e kategorisë E që duhet të jenë të pajisura me sisteme të reja drenazhi dhe ndriçimi.

Ky projekt mbetet të realizohet tashmë nga Kastrati Group. Afati i koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare. Koncesioni i Rinasit do të zgjatet me 0.5 vite, për çdo vit operimi shtesë të një aeroporti të mundshëm në Vlorë. Për shkak të pandemisë fitimet e kompanisë këtë vit rezultojnë shumë minimale për shkak të pezullimit të fluturimeve./ Abc News

Të këshilluara

Djali vret babanë me thikë në Prizren

Përgjaket Prizreni në ditën e Krishtlindjeve. Një 30-vjeçar ka vrarë babanë e tij me thikë. “Diku rreth orës 13:20, Policia ka ndërhyrë, sapo ka marrë inform...

16:57

Plas arma në Korçë

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen 17 të Korçës, e quajtur si lagjia e Radenecit. Raportohet se policia ka gjetur 5 gëzhoja në ve...

11:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI