Flash

Krishtlindje në Kosovë, Albin Kurti viziton familjen e parë të prekur me Covid-19 në Kosovë

Lapsi.al 25 December 2020
Krishtlindje në Kosovë, Albin Kurti viziton familjen e parë

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti bashkë me ish Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ish-ministren e Ekonomisë Rozeta Hajdari, Kryetarin e Qendrës së Vitisë, Nijazi Isaku, e bashkaktivistë shënuan Krishtlindjen në Kishën e Shën Jozefit me besimtarët e Stubllës së Epërme e bashkëatdhetarët që kanë ardhur këto ditë në familjet e tyre. Sipas komunikatës së lëshuar nga Lëvizja Vetëvendose, pas Meshës, u mikpritën në ceremoninë e organizuar nga Famullia e drejtuar prej Dom Jeton Thaqit dhe më pas vizituan muzeun në Shkollën e parë shqipe.

Kryetari Kurti ia uroi Krishtlindjen gjithë besimtarëve katolikë dhe familjeve të tyre duke veçuar se solidariteti e dashuria për tjetrin ndihmoi kudo në vend për ta përballuar pandeminë.

Ndërsa Dom Jeton Thaqi fjalën e tij përshëndetëse bashkë me urimet e festës kumtoi për këtë rast se tejkalimi i vetvetes, ndihmesa për të tjerët, komunitetin e atdheun janë shërbesa për të mirën sikundër fides as ratio, besimi e arsyeja, mund e duhet të shkojnë bashkë.

Vizitën në Stubëll të Epërme e përmbyllën me mikpritjen e familjes së Mëhill Martinit (Gjergji) ku përzemërsisht u takuan me djalin Robertin e bashkëshorten Suzana bashkë me tre djemtë e tyre Nikollën, Gazmendin e Samuelin.

Familja Martini u përballë e para në Kosovë me pasojat e pandemisë.

Të këshilluara

Djali vret babanë me thikë në Prizren

Përgjaket Prizreni në ditën e Krishtlindjeve. Një 30-vjeçar ka vrarë babanë e tij me thikë. “Diku rreth orës 13:20, Policia ka ndërhyrë, sapo ka marrë inform...

16:57

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI