Flash

Vaksinimi i serbëve në Kosovë/ Ish-zv.kryeministri: Shkelje e sovranitetit

Lapsi.al 25 December 2020
Vaksinimi i serbëve në Kosovë/ Ish-zv.kryeministri: Shkelje e

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas nisjes së vaksinimit të serbëve në Kosovë.

“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përmbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, - shprehet ai në “Facebook”.

Një ditë pas nisjes së vaksinimin anti-Covid në Serbi, Beogradi nuk ka humbur kohë duke filluar sot vaksinimin me “Pfizer” edhe të serbëve në Veri të Kosovës. Interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve.

Nisjen e vaksinimit në Veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviq, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, - ka deklaruar Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI