Flash

Greqi/ Miratohet dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, kufiri detar tani në Hagë

Lapsi.al 25 December 2020
Greqi/ Miratohet dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon,

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Lajmin e publikon e para gazeta greke “To Protothema” në një reportazh të detajuar, ku thekson se me këtë hap ditën e Krishtlindjeve, Athina i dërgon një mesazh të hapur Turqisë, sidomos kur theksohet se, në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qeveria greke “rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën pikë dhe në zonat e tjera të ujërave territoriale”.

Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, thekson gazeta greke “To Protothema” duke shtuar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e ...

10:30

Rama flet për divorcet dhe raportet me gratë

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ka folur edhe për divorcet e së shkuarës dhe raportet me gratë. Ai tha se ato raporte janë mbyllu...

23:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI