Flash

45-vjeçari ende në arrati/ RENEA rrethon Elbasanin

Lapsi.al 24 December 2020
45-vjeçari ende në arrati/ RENEA rrethon Elbasanin

Forcat RENEA janë ende në ndjekje dhe në kërkim të 45-vjeçarit Josif Kavaja, i cili terrorizoi banorët e fshatit Selitë në Elbasan. Gjatë pasdites së të enjtes ai po qëllonte me armë dhe për këtë është kallëzuar nga fqinjët.

Policia shkoi në shtëpinë e tij për kontroll, por ai iu përgjigj me të shtëna armësh. Më pas në vendin e ngjarjes shkuan FNSH e Elbasanit, por 45-vjeçari u arratis në pyllin afër fshatit. Në ndihmë të operacionit u përfshi edhe RENEA me një grup negociatorësh dhe qitësish.

Edhe në mesnatë Kavaja nuk ka pranuar të dorëzohet dhe qëndron i fshehur në pyll. Burime në vendin e ngjarjes thanë se ai njihet si njeri problematik dhe me luhatje të shëndetit mendor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama flet për divorcet dhe raportet me gratë

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ka folur edhe për divorcet e së shkuarës dhe raportet me gratë. Ai tha se ato raporte janë mbyllu...

23:20

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI