Flash

E thotë për herë të parë/ Rama: Pse e vlerësoj Sali Berishën

Lapsi.al 24 December 2020
E thotë për herë të parë/ Rama: Pse e vlerësoj

Në një rrefim që ka bërë për karrierën në Opinion, kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e tij me paraardhësin Sali Berisha. Për herë të parë ai gjeti diçka të mirë te Berisha.

“Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim dhe jo si mjet. Të mirë te Berisha? Në aspektin e punëve të vështirë e kam. Në aspektin e metodës, prapë e vështirë. Në aspektin e lireshipit po.

Ka qenë dhe është... tani është që më mirë të mos flasim se është në rënie të lirë, por ka qenë karizamik, i vendosur dhe shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës.

Është më tepër taktik sesa strategjik. Ka qenë dominant në partinë e tij, por edhe në politikë edhe kur nuk ka qenë në pushtet. Mund të diskutosh gjerë e gjatë lidershipin e Berishës apo Nanos, apo edhe të Metës, por Basha nuk ka stofin e liderit. Basha është një drejtues pa karakter” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI