Flash

Propaganda e Ramës me Policinë e Shtetit, përdor Fadilin njësoj si Inën

Lapsi.al 24 December 2020
Propaganda e Ramës me Policinë e Shtetit, përdor Fadilin

Njësoj sic bëri me Ina Nukën, oficeren e Policisë së Shtetit, e cila humbi gishtat nga një shashkë gjatë protestave të opozitës dy vite më parë, kryeministri Edi Rama po përdor për propagandë edhe Fadil Allarajn, oficerin i cili u lëndua në sy pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ditë më parë Rama i shkoi në spital oficerit bashkë me Ardi Veliun. Ndërkohë sot pasdite ai e ka thirr në zyrën e vet Fadilin bashkë me familjen e tij. Gjithcka është një inskenim propagande në kulmin e akuzave për Policinë e Shtetit, për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe tejkalim të kompetencave që i jep ligji. Në bisedë e sipër me familjen e policit Rama kujdeset posacërisht që të tregojë disa herë se ai e mbajti fjalën ndaj familjes së Fadilit për të cuar në Itali për kurim. Ndërkohë që babai i Fadilit falënderon edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kjo e fundit ia kthen falenderimet dhe meritën Kryeministrit. Kjo nuk është hera e parë që Rama shfrytëzon ngjarje të tilla për propagandë dhe me siguri s’ka për të qenë as e fundit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI