Flash

ONE Telecommunications plotëson dëshirat e fëmijëve në Pediatrinë e QSUT

Lapsi.al 24 December 2020
ONE Telecommunications plotëson dëshirat e fëmijëve në

Festat bëhen më të mira, kur të gjithë janë të gëzuar. Ata që e ndjejnë më shumë atmosferën festive, janë padyshim, fëmijët. Disa prej tyre, gëzimin e kanë të kushtëzuar pasi janë të privuar nga ajo që është më e rëndësishmja: shëndeti. One këtë fundvit, ia dedikoi pikërisht ketij grupi fëmijësh, të cilët ndërrimin e viteve do e presin në spitalin e pediatrisë së QSUT, pasi janë të shtruar me kohë fat-gjatë, për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë.  Me dëshirën e madhe për të dhënë shpresë e për ta pritur vitin e ri me emocione pozitive, One mblodhi dëshirat e rreth 20 fëmijëve të shtruar për t’ia bërë realitet.

Por, këtë emocion One donte ta ndante edhe me të tjerë, ndaj vendosi që kartolina e fundvitit që i dërgohet tradicionalisht partnerëve, t’i dedikohej dëshirave të fëmijëve.  Për këtë, krijuam një faqe e posaçme: fundviti.one.al, ku u hodhën dëshirat dhe historitë e secilit fëmijë. U krijua kartolina e posaçme për bashkëpunëtorët. Çdokush që mori kartolinën, u ftua që të vizitojë faqen dhe të vendosë një kod unik. Për çdo kod unik të aktivizuar, One i shtoi vlerë me 1,000 lekë dëshirës së fëmijës.

Nëpërmjet kësaj nisme One bëri pjesë disa palë. Fëmijët e shtruar në spital duke i plotësur çdo dëshirë që ata kishin, pratnerët dhe bashkëpunëtorët tanë duke u angazhuar për të rritur vlerën monetare të dhuruar nga ONE dhe, njëkohësisht, po ndajmë me të gjithë ju kënaqësinë që dhuruam në sytë e fëmijëve. Duke shpresuar që kontiributi ynë të sjellë sadopak pozitivitet dhe argëtim për fëmijet, urojmë shërim sa më të shpëjtë për këta vogëlushë dhe kthimin e tyre pranë gjirit të familjes, sa më parë. Me One festohet më mirë, çdo ditë.

(Artikull Promocional)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI