Flash

Rama flet për divorcet dhe raportet me gratë

Lapsi.al 24 December 2020
Rama flet për divorcet dhe raportet me gratë

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ka folur edhe për divorcet e së shkuarës dhe raportet me gratë. Ai tha se ato raporte janë mbyllur në mënyrë civile, për shkak se në një moment të caktuar diçka nuk ka funksionuar.

“Së pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme.

Së dyti unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur.

Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Moscënimi i lirisë është jeta e secilit. Për hir të së vërtetës kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI