Flash

Ministri i Shëndetësisë: Vaksinat anti-Covid mbërrijnë në janar në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 22 December 2020
Ministri i Shëndetësisë: Vaksinat anti-Covid mbërrijnë

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën për media deklaroi se në vend do të arrijnë vaksinat kundër Covid-19 ne fillim të janarit.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Filpçe shtoi se masat e reja të cilat janë në fuqi deri më tani kanë dhënë efektin e duhur.

“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, tha Filipçe.

Venko Filipçe gjithashtu theksoi se mutacioni i ri i virusit i paraqitur në Britani nuk ka asnjë lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19. Ai tha se edhe tek ne në laboratorët e ASHAM-it, janë konstatuar mutacione të vogla.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI