Flash

BioNTech: Vaksina mund të luftojë edhe variantin e ri të koronavirusit

Lapsi.al 22 December 2020
BioNTech: Vaksina mund të luftojë edhe variantin e ri të

Kompania BioNTech tha të martën se është “shumë e mundshme” që vaksina e saj kundër koronavirusit të funksionojë kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Britani të madhe.

“Shkencërisht, ka shumë të ngjarë që përgjigja imune nga kjo vaksinë gjithashtu mund të trajtojë variantin e ri të koronavirusit”, tha bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin.

Megjithatë, kompania tha se mund të adaptojë vaksinën nëse është e nevojshme brenda gjashtë javësh.

“Nëse është e nevojshme në parim ne mund të fillojmë direkt të krijojmë një vaksinë e cila imiton plotësisht këtë mutacion të ri – ne mund të jemi në gjendje të sigurojmë një vaksinë të re teknikisht brenda gjashtë javësh”, tha ai.

Sahin tha se varianti i zbuluar në Britani të Madhe ka nëntë mutacione, dhe jo vetëm një siç ndodhë zakonisht.

Ai shprehu besim se vaksina e zhvilluar së bashku me kompaninë Pfizer do të ishte efikase sepse “përmban më shumë se 1.000 aminoacide dhe vetëm nëntë prej tyre kanë ndryshuar, kështu që kjo do të thotë se 99 për qind e proteinave janë akoma të njëjtë”.

Sahin tha se po zhvillohen hulumtime për variantin e ri të koronavirusit, dhe rezultatet priten në dy javët e ardhshme.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive kundër COVID-19. Ajo është miratuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende tjera.

Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.

Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

“Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.

Johnson ka thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Ai ka paralajmëruar se kjo mund ta rrisë për 0.4 vlerën R – një e dhënë që tregon nëse epidemia rritet ose zvogëlohet.

Të këshilluara

Bien meteorë në Greqi, flasin dëshmitarët

Një rënie meteori është regjistruar rreth orës 14:30 deri në 15:00, mesditën e së Premtes, 18 Dhjetor, në zonën më të madhe të Xanthi, në Greqi. Sipas dëshmi...

17:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI