Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Gjermania kundër embargos së armëve ndaj Turqisë

Lapsi.al 22 December 2020
Gjermania kundër embargos së armëve ndaj Turqisë

Gjermania është kundër kërkesave të Greqisë për vendosjen e embargos të armëve ndaj Turqisë për shkak të tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Heiko Maas, për agjencinë e lajmeve DPA tha se ai e konsideron embargon e armëve ndaj Turqisë “strategjikisht të padrejtë”. Nuk është e lehtë ta bësh këtë me një anëtar të NATO-s, tha ai, duke shtuar se Turqia bleu me lehtësi raketa nga Rusia kur nuk mund t’i merrte nga SHBA-ja.

Duke ndarë shpresat e tij se mosmarrëveshja në Mesdheun Lindor mund të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike, Maas tha: “Sigurisht, ne vazhdojmë të besojmë se ekziston një zgjidhje për konfliktin dhe se nuk duhet të heqim përgjithmonë një partner të NATO-s nga bashkëpunimi për armët”. Greqia bëri thirrje për një embargo të armëve të BE-së ndaj Turqisë për shkak të tensioneve të fundit në Mesdheun Lindor përpara samitit të udhëheqësve të BE-së më 10 dhe 11 dhjetor. Por një shumicë e udhëheqësve evropianë kundërshtuan idenë embargos së armëve ose sanksionesh ekonomike, duke zgjedhur në vend të kësaj një formë më të butë.

Turqia, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote dhe theksoi se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Turqve Qipriotë. Ankaraja ka dërguar disa anije kërkimore në muajt e fundit për të hulumtuar për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, duke mbrojtur të drejtat e veta në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore. Udhëheqësit turq kanë thënë vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI