Flash

Ekspertët për variantin e ri të COVID-19: Qarkullon prej muajit nëntor

Lapsi.al 21 December 2020
Ekspertët për variantin e ri të COVID-19: Qarkullon prej muajit

Britania e Madhe është vënë në alarm për shkak të një varianti të ri të koronavirusit të zbuluar në një pjesë të vendit, përfshirë edhe Londrën.

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se varianti i ri përhapet 70% më shpejt se varianti aktual. “Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

Por ky varianti i ri nuk është vënë re vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Holandë, në Danimarkë, Itali dhe në Australi. Sipas ekspertëve varianti i ri i Covid-19 qarkullon që në muajin nëntor.

Tre sekuenca të mostrave të mbledhura në Danimarkë dhe një në Australi, të marra në nëntor, u zbuluaN se ishin të lidhura me shpërthimin anglez të shkaktuar nga ky mutacion. Kjo tregon se “përhapja e saj ndërkombëtare tashmë ka ndodhur, edhe nëse shtrirja e saj nuk dihet. Rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit.

Varianti i ri mund të gjendet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përveç Irlandës së Veriut, por është më i përqendruar në Londër dhe në Anglinë Lindore.

Koronavirusi që është zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, nuk është i njëjti që qarkullon në të gjithë botën. Mutacioni D614G është shfaqur në Evropë në muajin shkurt dhe është bërë forma mbizotëruese e virusit. Një tjetër variant, i quajtur A222V, është përhapur po ashtu në Evropë dhe është lidhur me pushimet verore të njerëzve në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI