Flash

Kongresi amerikan bën gati paketën prej 900 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonominë

Lapsi.al 21 December 2020
Kongresi amerikan bën gati paketën prej 900 miliardë

Udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan thanë të dielën mbrëma se kishin finalizuar një paketë prej 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia.

Komentet e tyre vijnë pas përpjekjeve që kanë vazhuar për rreth 9 muaj. “Më në fund mund të raportojmë atë që vendi ynë kishte dashur ta dëgjonte prej një kohe shumë të gjatë: Ndihma e re po vjen,” tha kreu i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell të dielën mbrëma.

Paketa është stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars. Marrëveshja vjen ndërsa pandemia po shkallëzohet, duke infektuar më shumë se 214,000 njerëz çdo ditë në SHBA. Më shumë se 316,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi.

Paketa parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët, ajo do të rrisë pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të siguronte ndihmë për bizneset e vogla.

Udhëheqësi i shumicës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Steny Hoyer informoi ligjvënësit e Dhomës se do të votonin fillimisht për një projektligj që do të siguronte financimin e qeverisë deri të hënën, për të shmangur përkohësisht mbylljen e saj, për shkak se afati përfundonte të dielën në mesnatë.

Votimi përfundimtar mbi projektligjin e financimit dhe atë të ndihmës për koronavirusin do të zhvillohet fillimisht të hënën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe pastaj do t’i kalojë Senatit për votim.

Kongresi synon ta përfshijë paketën e ndihmës për koronavirusin në një projektligj shpenzimesh prej 1,4 trilion dollarë që financon qeverinë deri në shtator 2021.

Projekt-ligji lë jashtë tij dy nga elementët më të diskutueshëm në negociata: mbrojtjen ligjore të bizneseve nga proceset gjyqësore të lidhura me koronavirusin, diçka e kërkuar nga republikanët, dhe ndihmën për shtetet dhe qeveritë lokale, që kërkonin demokratët. /Voa/

Të këshilluara

Nis shpërndarja e vaksinës Moderna në SHBA

Në SHBA, ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nisën të dërgohen sot në mëngjes drejt objekteve të kujdesit shëndetësor. Shpërndarja e vaksinës Mod...

16:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI