Flash

Interpoli ngre alarmin: Rrezik i lartë i vjedhjes së vaksinave

Lapsi.al 21 December 2020
Interpoli ngre alarmin: Rrezik i lartë i vjedhjes së vaksinave

“Vaksina anti-Covid tashmë është ‘ari’ i lëngshëm i vitit 2021 dhe mafia e organizatat e tjera kriminale janë përgatitur tashmë ta vjedhin atë”.

Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit. Juergen Stock, “Ne do të shohim sulme mbi dërgesat e dozave dhe vjedhje në depot me stoqe, korrupsioni do të jetë i shfrenuar në shumë vende për ta marrë më shpejt këtë pasuri të çmuar,” tha ai.

Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.

Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

Ndërkohë që ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI