Flash

Shtim masash në prag të festave në Shqipëri? Çfarë vendimi do merret

Lapsi.al 17 December 2020
Shtim masash në prag të festave në Shqipëri?

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk u mblodh këtë javë për të ndryshuar masat dhe kufizimet aktuale që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë. Por ndërsa festat e fundvitit janë në prag dhe një numër i madh shtetet evropiane kanë forcuar kufizimet, në Shqipëri ekspertët ende nuk kanë marrë vendim për ashpërsimin e tyre.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se grupi i ekspertëve po e monitoron situatën me shumë vëmendje para se të marrë një vendim.

Sipas saj, ulja e numrit të shtrimeve në spital këtë javë ka qenë indikator që ekspertët të mos dalin me vendim për masa të reja.

“Të gjitha masat janë marrë në përputhje me zhvillimet e situatës epidemiologjike, pra me vlerësimin e atyre treguesve që i kemi quajtur të rëndësishëm, numri i rasteve ditore, sidomos numri i të shtruarve në spitale, të sëmurëve rëndë që kërkojnë shtrim spitalor dhe humbjeve të jetës.

Ne e ndjekim vazhdimisht në mënyrë rigoroze këto tregues e themi që javën e fundit që është java e 50 nga fillimi i epidemisë kemi pasur nr të qensrueshëm ditor rastesh të reja e javën e fundit sidomos ulje të rasteve të shtruarve në spitale.

Kështu jemi duke e monitoruar me kujdes, mendojmë se kjo koincidon dhe me kohën që i është dashur masave me intensitet mesatar që kemi marrë. 

Do e shohim me rigorozitet këtë tendencë e në varësi të analizave, do shohim. Trendi është ky që thashë, këtë javë të shpresojmë që do vijojë ky trend“, tha Rakacolli në emisionin “Open”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI