Flash

Alarmi/ OBSH: Për festa mbani maskat edhe në shtëpi ose rrezikojmë një valë të tretë

Lapsi.al 16 December 2020
Alarmi/ OBSH: Për festa mbani maskat edhe në shtëpi ose

Në prag të të bashkimeve familjare për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, OBSH apelon që qytetarët të mbajnë maska edhe në shtëpi. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për një kujdes më të madh pasi "ekziston një rrezik i lartë i një vale të tretë në fillim të vitit 2021 në Evropë".

"Përkundër një progresi të brishtë, transmetimi i Covid-19 mbetet i përhapur - shpjegon OBSH. “Ne do të duhet të punojmë së bashku nëse duam ta parandalojmë atë".

Lidhur me masat, OBSH theksoi se "pavarësisht nga vendndodhja, shërbimet fetare duhet të bëhen ndryshe këtë vit. Ato duhet të mbahen jashtë kur është e mundur ose të jenë të kufizuara në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me hapësirë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorim të maskave”.

Zona Evropiane e OBSH e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka regjistruar mbi 22 milionë raste dhe gati 500 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në 7 ditët e kaluara, janë regjistruar pothuajse 1.7 milionë raste të reja dhe mbi 34 500 vdekje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI