Një 21-vjeçar nga Rrogozhina është gjetur i pajetë në rrugë, në rrethana ende të paqarta. Raportohet se i riu i identifikuar si Renato Nebiu, u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë. 21-vjeçari është gjetur në rrugë në fshatin Karinë tafër Rrogozhinës nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Ka qenë kjo e fundit që më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Dyshimet e para janë për vetë-helmim.