Flash

Rakacolli: Vaksina anti-covid vjen në Shqipëri në muajt e parë të 2021

Lapsi.al 16 December 2020
Rakacolli: Vaksina anti-covid vjen në Shqipëri në muajt e

Sipas një parashikimi të “The Economist” pak ditë më parë thuhej se në vendet si Shqipëria, shpërndarja e vaksinës do të fillonte në vitin 2022. Por, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi vendi ynë do ta marrë vaksinën në muajt e parë të vitit 2021.

“Harta është bërë mbi bazë parashikimesh të bëra dhe në bazë të nivelit të informacionit që kanë këto kompani që i publikojnë. Nuk e di se kush ka qenë burimi i informacionit që kanë marrë. Mënyra se si qeveria jonë ka ndjekur dinamikën e zhvillimit të vaksinës, ka qenë e vrullshme. Siç ka thënë dhe kryeministri muajt e parë të vitit do vaksinohemi.

Ne kemi paguar për Covax-in. tani varet cila vaksinë do jetë e para. Covax-i ka në portofolin e saj shumë vaksina. Ato që do vijnë këtu do jenë të sigurta dhe që e kenë marrë certifikatën nga FDA. Te portofoli i Covax është dhe Astra Zeneca ndërsa dhe po negociohet edhe për Modernën” – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI