Flash

Në Wuhan plas festa/ Vendi ku nisi pandemia nuk mban më as maska (FOTO)

Lapsi.al 17 December 2020
Në Wuhan plas festa/ Vendi ku nisi pandemia nuk mban më as maska

Qyteti i Wuhan në provincën e Hubei të Kinës raportoi se nuk ka pasur asnjë rast të transmetuar të Covid-19 që prej 10 majit. Qyteti u izolua tërësisht prej janarit pasi nisi pandemia e lidhur me një nga tregjet e tij. Për 11 javë banorët u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe nuk lejoheshin të dilnin nga qyteti, teksa hyrje - daljet ishin bllokuar me postblloqe ushtarake.

Por me pamjet e publikuara së fundmi, dikush mund të mendojë se në Wuhan nuk është prekur kurrë nga sëmundja e rëndë. Jeta e natës është kthyer në vrull të plotë, me të rinj që kërcejnë në turma të mëdha, duke shëtitur e duke ngrënë ushqim nga stendat e rrugës.

Asnjë njeri me maskë nuk dukej mes njerëzve që zbaviteshin, disa prej të cilëve luanin me armë lodra dhe tullumbace. “Pasi provuam valën e parë të epidemisë në Vuhan ka ardhur çlirimi, më duket sikur po jetoj një jetë të dytë,” - tha i riu Zhang Qiong.

Edhe në gusht publiku ndërkombëtar u shokua nga pamje të një feste në pishinë në një kompleks të Vuhan, ku dukej se të rinjtë e kishin harruar tërësisht izolimin e koronavirusit, teksa festonin me muzike. Publikimi i fotove vjen disa javë para se 10 shkencëtarë të OBSH të udhëtojnë drejt Wuhan në janar, për të hetuar atë që ndodhi në fund të 2019 në lidhje me pandeminë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI