Flash

Ministri flet për vaksinat turke: Jemi vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës

Lapsi.al 17 December 2020
Ministri flet për vaksinat turke: Jemi vendi i tretë pas SHBA-së

Ministri turk i Industrisë dhe Tenologjisë, Mustafa Varank, teksa fliste për punën e kryer për vaksinat kundër covid-19, deklaroi se “13 vaksinat kandidate në eko-sistemin tonë janë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në bazë të numrit të projekteve të vaksinave që zhvillojmë, ne jemi vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës”.

“Edhe në platformën e Turqisë për COVID-19 po punohet me mënyrat më inovative dhe me të gjitha teknologjitë e ndryshme të vaksinave që punohet në botë”, tha Varank i cili tërhoqi vëmendjen se platforma është formuar që para se të shpallej pandemia globale dhe se Turqia ka fituar aftësi të rëndësishme në teknologjitë e saj të ilaçeve dhe të vaksinës vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Platformë janë bashkuar rreth 500 hulumtues nga 49 institucione dhe organizata të ndryshme, tha Varank duke bërë të ditur se Platforma COVID-19 e Turqisë me qasjen e saj “të zhvillojmë së bashku dhe të arrijmë sukses së bashku” është një model inovativ në arenën ndërkombëtare dhe se shumë vende nga Azia e deri në Amerikën Jugore e përgëzojnë këtë model.

Varank shpjegoi se nën çatinë e platformës shkencëtarët po zhvillojnë plotësisht 17 projekte prej të cilave 8 projekte për zhvillimin e vaksinës në fitimin e imunitetit dhe 9 të fokusuara në ilaçe për trajtim.

Në fjalën e tij Varank njoftoi se pas fazës së punimeve për projektimin, vaksinën prototip dhe punimeve mbi kafshët kanë përfunduar me suskes provat mbi kafshët 4 vaksina kandidate.

“Edhe testet e rezistencës, të cilat janë një fazë e përparuar e eksperimenteve në kafshë, u kryen gjithashtu me sukses nga në TÜBİTAK MAM. Në këtë mënyrë përtej Faz-1 janë kryer edhe përgatitjet për fazën klinike Faz-2”, tha Varank duke shtuar se është dhënë miratimi i prodhimit të sigurtë i cili është i nevojshëm për të kaluar në testimet njerëzore për dy komplekse dhe se vazhdon procesi i aplikimit të një kompleksi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI