Flash

Shpallen dënimet për sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Francë

Lapsi.al 17 December 2020
Shpallen dënimet për sulmin ndaj revistës satirike “Charlie

Gjyqi filloi më 2 shtator për grupin prej 14 personash, të cilët akuzohen se ndihmuan vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi dhe Amedy Coulibaly, të cilët sulmuan zyrat e të përjavshmes Charlie Hebdo në Paris më 7 janar 2015, duke vrarë 12 punonjës dhe plagosjen e 11 të tjerëve për shkak të botimit të karikaturave të Profetit Muhamed dhe përfaqësuesve të tjerë Islam. Në ditët në vijim, një polic në një periferi të Parisit dhe 4 persona të tjerë në supermarketin Hyper Cacher në periferinë lindore u vranë nga Kouachi dhe Coulibaly. Të tre u vranë nga policia gjatë incidentit.

Vendimet u shpallën nga gjyqtari kryesues, Regis de Jorna për 11 të pandehurit e pranishëm në gjyq. Në mesin e tyre i pandehuri kryesor ishte 35-vjeçari Ali Riza Polat, i cili u dënua me 30 vjet burg për bashkëpunim në krimet terroriste të kryera nga Kouachi dhe Coulibaly. Riza Polat thuhet se kishte “njohuri të mjaftueshme për projektin e këtij të fundit”, duke iu referuar Coulibaly, të cilin thuhet se e ndihmoi. Vendimi pritej të merrej më 10 nëntor, por ishte shtyrë vazhdimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe veçanërisht Riza Polat që kishte kontaktuar me virusin.

Prokurorët e përgjithshëm javën e kaluar kishin kërkuar një përgjigje “të vendosur dhe të ekuilibruar” rreth çështjes dhe kërkuan burgim të përjetshëm për Riza Polat, një person me shtetësi franceze dhe origjinë turke i cili thuhet të ketë ndihmuar sulmet me logjistikë, planifikim, armatosje dhe financim. Gruaja dhe bashkë-sulmuesja e Coulibaly, Hayat Boumeddiene u dënua me 30 vjet burg me një periudhë sigurie prej dy të tretave, e akuzuar për “shoqërim terrorist kriminal” dhe “financim të terrorizmit” për kryerjen e ekzekutimeve në marketin Hyper Cacher. Boumeddiene nuk ishte e pranishme në gjyq por thuhet se ndodhet në Siri. Gjykata Penale është e vetmja gjykatë franceze me një gjyq me juri. Rreth 144 dëshmitarë ishte paraparë të merrnin pjesë gjatë tre muajve të fundit, përfshirë të mbijetuarit, 14 ekspertë të pranishëm për vlerësimin e provave të paraqitura./AA/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI