Flash

Parlamenti hungarez miraton ligjin që njeh vetëm familjet heteroseksuale

Lapsi.al 16 December 2020
Parlamenti hungarez miraton ligjin që njeh vetëm familjet

Duke filluar nga dita e sotme në Hungari familja mund të jetë e ligjshme vetëm nëse është hetero. Vetëm çiftet heteroseksuale mund të rrisin apo të adoptojnë fëmijë. Fëmijët duhet të marrin një edukim konservativ të bazuar në identitetin kushtetues kombëtar dhe tek vlerat e krishtera. Qeveria e mazhorancës e kryeministrit Viktor Orban e ka shkruar këtë në kushtetutë. Parlamenti miratoi amendamentin me 123 vota pro, 45 kundër dhe 5 abstenime. Ministrja hungareze e drejtësisë u shpreh se objektivi është mbrojtja e fëmijëve dhe jo diskriminimi i grupeve. Por Amnesty international dhe organizatat jo qeveritare për të drejtat civile e konsiderojnë këtë si një ditë të zezë për barazinë gjinore dhe shtetin e së drejtës.

Gratë hungareze nuk duhet të shqetësohen se nuk paguhen sa burrat, por prioritet duhet të kenë të lindin fëmijë, të jenë nëna të mira dhe qendra e motorri i një familjeje tradicionale. Amendamenti thotë qartë se : Nëna është femër, dhe babai është mashkull. Hungaria garanton të drejtën e fëmijës që të identifikohet me gjininë me të cilën ka lindur. Polonia, që është aleati kryesor i Hungarisë brenda Bashkimit Europian, po përgatit një ligj që ndalon çdo grumbullim, marshim apo eveniment publik të komunitetit LGBT

Të këshilluara

“Vrasësi i Twitterit” dënohet me vdekje

Një burrë që vrau nëntë persona, pas kontaktit me ta në Twitter, është dënuar me vdekje në Japoni. Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitterit”, ishte ar...

08:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI