Flash

SHBA/ Një tjetër punonjës shëndetësie shfaq shenja alergjie prej vaksinës Pfizer

Lapsi.al 17 December 2020
SHBA/ Një tjetër punonjës shëndetësie shfaq shenja

Një tjetër punonjës shëndetësor në Alaska të SHBA ka pasur efekte anësore pasi ka marrë vaksinës e Pfizer kundër Covid-19, ka konfirmuar spitali lokal në Juneau.

Rasti i dytë duket të jetë më i lehtë, ndërsa personi i parë i cili pati reaksion pas vaksinës mbetet i shtruar në spital.

Dy raste të reaksionit të rëndë alergjik nga vaksina kunder koronavirusit, e Pfizer-BioNTech janë raportuar nga Spitali Rajonal Bartlett gjatë dy ditëve të fundit.

“Një tjeter anetar i stafit, i dyti, pati fryrje të syve, marrje mendsh dhe dhimbje te lehte fyti dhjetë minuta pasi iu injektua vaksina sot. Reagimi i tij nuk u konsiderua anafilaksi (një reaksion alergjik i rrezikshëm për jetën)”, thuhet ne deklaratën e spitalit.

Punonjesi i kujdesit shendetesor mori menjehere injeksione me permbajtje antihistaminike dhe “u ndie plotësisht në normalitet” një orë pas simptomave.

Mbetet e paqartë nëse ai ka pasur një histori alergjish me pare.

Të mërkurën, Pfizer i tha RT-se se ishte “duke punuar me autoritetet lokale të shëndetit” dhe ishte duke u perpjekur te kuptojne rastin e parë të reagimit negativ ndaj vaksinës në SHBA./Burimi: RT

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI