Flash

Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër ushtarë të vrarë në luftimet e Nagorno Karabak

Lapsi.al 13 December 2020
Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër

Zyrtarët e mbrojtjes të Azerbajxhanit thanë se 4 ushtarë u vranë në luftimet e fundit në Nagorno Karabak.

Luftimet shkelen armëpushimin e arritur muajin e kaluar që i dha fund konfliktit në shkallë të gjerë.

Ende nuk ka një reagim nga Armenia, ose aleatët e saj etnikë armenë ndaj deklaratës së lëshuar më 13 dhjetor nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Deklarata azerbajxhanase nuk bëri të ditura shumë detaje, por vetëm njoftoi se vrasjet ndodhën gjatë një “operacioni anti-terrorizëm” pranë Hadrut, një rajon jugor i enklavës malore.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë akuzoi forcat azerbajxhanase për sulmin ndaj pozicioneve të mbajtura nga forcat etnike-armene pranë Hadrut.

Ushtria e Mbrojtjes e Karabakut, forca luftarake e administratës etnike armene që kontrollonte Nagorno Karabakun deri në armëpushimin e muajit të kaluar, tha më parë se tre luftëtarë të saj u plagosën në përleshjet që ndodhën më 11 dhjetor.

Paqeruajtësit rusë që monitorojnë marrëveshjen pranuan shkeljen e armëpushimit në Hadrut, por nuk thanë se kush ishte fajtor.

Nagorno Karabaku i përket Azerbajxhanit, por territori dhe disa zona përreth janë kontrolluar nga forcat etnike armene që nga fillimi i viteve 1990.

Të dyja palët janë përleshur rregullisht, por në shtator, Azerbajxhani nisi një fushatë ushtarake që rezultoi me marrjen e kontrollit të pjesës më të madhe të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth.

Palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia në fillim të nëntorit. Marrëveshja mundësoi vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit./Rel

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI