Flash

“Lejoi” djegien e selisë së PS-së/ Ky është shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, i emëruar ditën e sotme

Lapsi.al 12 December 2020
“Lejoi” djegien e selisë së PS-së/ Ky

Paulin Çupi është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Ai është emëruar ditën e sotme në këtë detyrë dhe po në të njëjtën ditë i është dashur të përballet menjëherë me një protestë. Protesta u agravua nga disa të rinj adoleshentë që dogjën selinë e PS-së dhe asnjë nuk ndërhyri gjatë kësaj kohe. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të shumtë të PD-së kanë denoncuar anëtare të PS-së se e kanë inskenuar vetë djegien e selisë së PS-së në Shkodër.

Selia e PS-së u dogj dhe u bastis nga një grup minorenësh mesditën e sotme, ndërkohë që për rreth një orë asnjë efektiv policie nuk u duk që të neutralizonte situatën që ishte krijuar në mes të qytetit.Çupi është parë në krye të uniformave blu në terren, në shoqërinë e drejtuesve të tjerë të policisë së Shkodrës. Sakaq kryebashkiakja Voltana Ademi ka denoncuar në prokurorinë e drejtuesit e policisë së shtetit, pasi sipas saj policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI