Flash

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thirrje kryeministrit: Të ndalohet dhuna ndaj punonjësve të medias

Lapsi.al 13 December 2020
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të ndëshkojë dhunën ndaj personelit të medias dhe gazetarëve gjatë ditëve të protestave.

Sipas tyre është e papranueshme që punonjës të medias të sulmohen edhe pse identifikohen si dhe të ndalohen teksa kryejnë detyrën.

"Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia gjatë protestave të këtyre ditëve.

Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen edhe pse u identifikohen policise, dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave janë sjellje arbitrare të policisë.

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik", shkruhet në thirrjen e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI