Flash

Mësohet emri i kandidates që pritet të marrë postin e ministres së Brendshme

Lapsi.al 13 December 2020
Mësohet emri i kandidates që pritet të marrë postin e

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së rëndë ku një punonjës policie vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Sipas burimeve të Lapsi.al, mësohet se kryeministri Edi Rama do të emërojë në pozicionin e ministres së Brendshme, Elira Kokonën, e cila shërben aktualisht si Drejtore e zyres Juridike te kryeministrit dhe ka qene me pare Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe ate te Kultures.

Disa nga emrat e tjerë që kanë qarkulluar në media për të zënë këtë post janë ato të: Erion Braçes, Besfort Lamallarit, Elisa Spiropalit, Mimi Kodhelit dhe Toni Gogut. Pritet konfirmimi zyrtar i emrit që do të zërë pozicionin e Sandër Lleshajt në ministrinë e Brendshme.

Detaje nga CV-ja e Elira Kokonës

Znj. Elira Kokona është diplomuar në fushën e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë si dhe Universitetit “La Sapienza”, Romë, Fakulteti i Drejtësisë.

Për shumë  vite ka punuar si referente ligjore në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe këshilltare programesh pranë Drejtorisë së të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, në KE, Strasburg.

Anëtare e Dhomave të Avokatisë në Shqipëri dhe Itali, znj. Kokona ka një karrierë të pasur si avokate e associuar në studio ligjore në Tiranë dhe Romë.

Eksperte dhe Lektore e të Drejtave të Njeriut dhe GJEDNJ në Shkollën e Magjistraturës, Shkollën Kombëtare të Avokatisë, fakultete juridike si dhe në programe studimi të të Drejtave të Njeriut, znj. Kokona ka dhënë një sërë seminaresh dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e jurisprudencës.

Para se të mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Kokona ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës si dhe Drejtore Ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI