Flash

Kosovë/ 12 viktima nga COVID-19 dhe 462 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 13 December 2020
Kosovë/ 12 viktima nga COVID-19 dhe 462 raste të reja në 24

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj periudhe, janë identifikuar si të infektuar edhe 462 raste të reja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Viktima janë nga komuna të ndryshme të vendit.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç),  Vushtrri  1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 46.580  raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot", njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI