Flash

Kronologjia, si u ndoq dhe u vra i riu nga efektivi, ambulanca dhe kontradikta e policisë për orën

Lapsi.al 10 December 2020
Kronologjia, si u ndoq dhe u vra i riu nga efektivi, ambulanca dhe kontradikta e

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj. Në dosjen e prokurorisë thuhet se dy efektivet e kanë marrë shërbimin në orën 21:30 minuta të datës 7 dhjetor dhe kanë dalë për të kryer shërbimin në terren. Në dokumente thuhet se dy policët kanë qenë të pajisur më të gjithë mjetet e duhura, armë, antiplumb, por nuk kishin kamera trupi, e cila mund të ndihmonte në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Sipas Prokurorisë, efektivët, kanë ndaluar një makinë në rrugën Dritan hoxha dhe kanë konstatuar një të ri që ishte i mbështetur tek muri.

Kolegu i Hajdarajt i ka thirrur që të ndalonte, por Rasha është larguar me vrap. Sipas regjistrit të sallës operative rezulton se dy efektivet në orën 01:09 ka njoftuar se janë në ndjekje të një të riu që nuk i është bindur urdhrit të për të ndaluar, vetëm 3 minuta me vonë thuhet në dosjen e organit të akuzës, është telefonuar salla operative dhe policët kanë kërkuar një autoambulancë dhe më pas në orën 01:14 minuta është lajmëruar se është qëlluar me armë në drejtim të personit që nuk ju bind urdhrit të policisë.

Dosja e prokurorisë është në kundërshtim me njoftimin zyrtarë të policisë së Tiranës që, thuhej se ngjarja ka ndodhur në orën 01:45 minuta të mëngjesit të datës 8 dhjetor. Gjithashtu në dosje është specifikuar se në drejtim të Klodian Rashës, janë qëlluar dy plumba njëri e ka prekur në shpatull dhe i ka prekur zemrën, ndërsa plumbi tjetër ka bërë rikoshet dhe e ka gërvishtur në kokë. Po ashtu në dosje thuhet se viktima Klodian Rasha kishte edhe disa plagë të tjera që akoma nuk janë specifikuar se nga se janë shkaktuar.

Hajdaraj thekson faktin që I riu e ka kërcënuar në momentin që ka nisur ta ndiqe duke i thënë se do e qëllonte me armë. Gjithashtu efektivi pretendon se e ka qëlluar në pjesët e poshtme të gjymtuarve, alibi që rrëzohet nga ekspertiza që ju bë trupit të viktimës. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së 5 bizneseve në zonë, për të zbardhur të gjithë skemën dhe lëvizjet që ka kryer Klodian Rasha, para se të ekzekutohej nga polici. Ditën e premte Nevialdo Hajdaraj do të përballet me gjykatën e Tiranës për caktim të masës së sigurisë. Kurse prokuroria ka kërkuar arrest në burg./ Abc

Të këshilluara

Rama vizitë në familjen e Klodian Rashës

Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Bëhet me dije se kryeministri mbëriti atje dhe në orën...

15:09

Kida zbulon detaje nga projekti i ri

Kida kishte paralajmëruar se kishte gati disa këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që t’i publikojë. Fansat e saj i kanë pritur me padurim këto ditë dhe ...

14:55

Ofertat e One/ Festa më të mira, çdo ditë

Zbukurimet dhe dritat na lajmërojnë për ardhjen e festave. Pavarësisht vështirësive të këtij viti, ka diçka të cilën asgjë nuk mund ta kufizojë: komunikimi me t...

13:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI