Flash

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ GJKKO lë në fuqi masat e arrestit për Shullazin, Reçin e Imerajn

Lapsi.al 10 December 2020
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ GJKKO lë në fuqi masat e

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masat e arrestit për të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

GJKKO i komunikoi masën e sigurisë Shullazit, që konsiderohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi. Po kështu Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi janë lënë në burg, në rolin e ndihmësit në dy vrasjet.

Për vrasjen e Klodian Saliut janë shpallur në kërkim Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj. Masa e sigurisë arrest me burg u caktua edhe për Indrit Rusin.

Dy ditë më parë SPAK lëshoi 6 urdhër arreste në kuadër të zbardhjes së dy atentateve mafioze të ndodhura para 15 vitesh. Ngjarja e parë është ajo e vrasjes së Klodian Saliut, një ish-anëtar të bandës së Durrësit, i njohur edhe si biznesmen, kurse vrasja e dytë e zbardhur është ajo e biznesmenit Vajdin Lamaj në Tiranë.

Të këshilluara

Rama vizitë në familjen e Klodian Rashës

Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Bëhet me dije se kryeministri mbëriti atje dhe në orën...

15:09

Kida zbulon detaje nga projekti i ri

Kida kishte paralajmëruar se kishte gati disa këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që t’i publikojë. Fansat e saj i kanë pritur me padurim këto ditë dhe ...

14:55

Ofertat e One/ Festa më të mira, çdo ditë

Zbukurimet dhe dritat na lajmërojnë për ardhjen e festave. Pavarësisht vështirësive të këtij viti, ka diçka të cilën asgjë nuk mund ta kufizojë: komunikimi me t...

13:47

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI