Flash

Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në Maliq

Lapsi.al 10 December 2020
Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në

Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër në Maliq. Policia e Korçës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se rreth mesditës, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur "Kisha e vogël", janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve.

Ata janë Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec. Policia thotë se dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit pasi ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

"Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t'u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Ofertat e One/ Festa më të mira, çdo ditë

Zbukurimet dhe dritat na lajmërojnë për ardhjen e festave. Pavarësisht vështirësive të këtij viti, ka diçka të cilën asgjë nuk mund ta kufizojë: komunikimi me t...

13:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI