Flash

Kida zbulon detaje nga projekti i ri

Lapsi.al 10 December 2020
Kida zbulon detaje nga projekti i ri

Kida kishte paralajmëruar se kishte gati disa këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që t’i publikojë. Fansat e saj i kanë pritur me padurim këto ditë dhe më në fund këngëtarja ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën. Në Instagram, Kida ka publikuar më herët një pjesë nga projekti i saj i ri muzikor, i cili siç duket do të mbajë titullin “Babe”.

Këngëtarja shfaqet në një video duke kënduar brenda në makinë dhe duket se projekti i ri do i përkasë zhanrit baladë.

“Ju tashmë e dini se çfarë po vjen”, ka shkruar Kida përkrah videos dhe kështu e ka bërë gjithë rrjetin të ziejë.

Madje, këngëtarja ka nisur edhe xhirimet për klipin.Dje, ajo na tregoi pamjen e re me flokët në ngjyrë banane, ndërsa sot na dha të tjera detaje për projektin.

“Më shpejt nga ç’e mendoni”- shkruan Kida krahas fotos ku zbulon edhe titullin e këngës së re.

“Drunk” do të titullohet kënga që me siguri do t’i vërë flakën rrjetit. Mezi po presim një datë!

Të këshilluara

Ofertat e One/ Festa më të mira, çdo ditë

Zbukurimet dhe dritat na lajmërojnë për ardhjen e festave. Pavarësisht vështirësive të këtij viti, ka diçka të cilën asgjë nuk mund ta kufizojë: komunikimi me t...

13:47

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI