Flash

Vrasja e Klodian Rashës, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Lapsi.al 9 December 2020
Vrasja e Klodian Rashës, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e vendosur përballë akuzave dhe kritikave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të të riut dhe thotë se po analizon në mënyrë intensive gjithë ngjarjet.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Të këshilluara

Radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit

Hyrja e qytetit të Elbasanit ka qenë shumë e rënduar nga trafiku ditën e sotme. Raportohet se radha e makinave është shtrirë në kilometra. Rëndim të qarkulli...

13:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI