Flash

Policia: Vrasjen e të riut në Tiranë po e heton prokuroria!Jemi në krahun e qytetarëve

Lapsi.al 9 December 2020
Policia: Vrasjen e të riut në Tiranë po e heton prokuroria!Jemi

Numri 2 i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një lidhje me skype në “Top Talk” ditën e sotme ka komentuar përfshirjen e policisë në vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha orët e para të datës 8 dhjetor. Ai thotë se institucionet e policisë janë vënë në lëvizje për të zbardhur çështjen si Prokuroria e Rrethit Gjyqësor apo Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat. Dervishaj thekon se policia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vrasëse por në krahun e qytetarëve. Ai thekson se ky imazh i krijuar me mund, gjak e sakrificë do të kurohet.

“Ngjarja e ditës së djeshme është një rast domethënës që çdo individ çdo punonjës duhet të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, jemi të vendosur që të mos ketë dyshime që do të bien në dyshim me ligjin. Policia e shtetit nuk do të lejojë që imazhi i saj i ndërtuar me mund, sakrifica e gjak të cenohet nga veprime sporadike të izoluara të individëve të veçantë në shkelje të ligjit apo procedurave standarde të saj. Kemi filluar analizat në çdo drejtori vendore të policisë në të cilat do të evidentojmë të gjitha problematikat, ku kanë transmetuar apo konstatohen defekte të punës sonë, qoftë të përzgjedhjes qoftë të kontrollit, të garantojmë një plan program specifik të kësaj situatë. Ne nuk kemi pasur më parë një rast të tillë specifik. Është bërë e njohur se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat kanë filluar hetimet, kanë kryer veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes, është dhënë masë arresti në flagrancë të autorit dhe në ditët në vijim kjo masë do të vlerësohet. Për disa vite me radhë kam punuar dhe po punoj që të rris forcimin e besimit të publikut. Në veprimtarinë e saj policia nuk e ka në praktikë përdorimin e armës ndaj qytetarit. Policia, strukturat do të punojnë që ta kurojnë këtë imazh. Policia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një polici vrasëse. E ka paguar me jetën e 202 punonjësve të saj të rënë në krye të detyrës”, tha Dervishaj.

Të këshilluara

Radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit

Hyrja e qytetit të Elbasanit ka qenë shumë e rënduar nga trafiku ditën e sotme. Raportohet se radha e makinave është shtrirë në kilometra. Rëndim të qarkulli...

13:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI