Flash

Motra e Klodian Rashës flet nga protesta: Erdha nga Italia, vëllain e gjeta në arkivol, e kishin qëlluar me dy plumba

Lapsi.al 9 December 2020
Motra e Klodian Rashës flet nga protesta: Erdha nga Italia, vëllain e

Teksa protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është zhvendosur te Kryeministria, është rrëfyer per mediat motra e të ndjerit, Bora Rasha, e cila u kthye nga Italia.

"E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër", tha Bora Rasha.

Të këshilluara

Radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit

Hyrja e qytetit të Elbasanit ka qenë shumë e rënduar nga trafiku ditën e sotme. Raportohet se radha e makinave është shtrirë në kilometra. Rëndim të qarkulli...

13:18

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI