Flash

Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: S'kishte armë, të zbardhet ngjarja

Lapsi.al 8 December 2020
Flet xhaxhai i të riut që u vra nga policia: S'kishte armë,

Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia natën e kaluar 100 metër larg banesës në rrethana ende të pasqaruara, mohon që nipi i tij të ketë pasur armë me vete. Në një prononcim për mediat, ai tha se nipi kishte pasur dy hurma në dorë dhe kishte dalë të pinte një kafe. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes nga shteti, por apeli i tij ka qenë dhe për gazetarët.

Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin.

Dhe në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se si ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45. Burime zyrtare nga policia thanë se 25-vjeçari me inicialet K.R., nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur me pistoletën e shërbimit. I riu humbi jetën në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=5-GkFk52c_0&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI