Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

VIDEO/ Shkencëtarët amerikanë: Kemi zbuluar një ilaç që të mbron nga Covid

Lapsi.al 4 December 2020
VIDEO/ Shkencëtarët amerikanë: Kemi zbuluar një ilaç

Një ilaç eksperimental antiviral i prodhuar fillimisht për të trajtuar gripin po ndryshohet në përpjekje për të luftuar covid-19. Profesor Richard Plemper udhëhoqi një ekip në Universitetin Shtetëror të Xhorxhia në SHBA që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes së të cilave, ai thotë se përputhen me ato të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselalë e infektuar me COVID-19 e trajtuar me ilaçet antivirale u vendos në një grup nuselalash të painfektuara, u duk se transmetimi i shpejtë i virusit u parandalua.

"Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkë-strehuara nuk u infektua nga virusi. Ndërsa, një grup kafshësh që nuk u trajtua nga ilaçi u infektuan brenda 24 orësh” – tha ai.

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime COVID-19. Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, mund të ofrojë një mundësi tjetër për të frenuar pandeminë pasi kjo pilulë është më e lehtë për t’u administruar.

"Ky ilaç mund të merret menjëherë. Nuk kërkon shtrim në spital ose ndonjë lloj ndihme mjekësore për administrim, dhe unë mendoj se ne me të vërtetë mund të parandalojmë ose zvogëlojmë gjasat që një pacient të sëmuret rëndë” – tha ai.

Është ende herët, - nënvizon Plemper, por ai shpreson që ilaçi të ofrojë një mjet tjetër për të mbyllur transmetimin e këtij virusi.

"Unë besoj se potenciali i këtij ilaçi për të dhënë një kontribut domethënës është i lartë," thotë ai. "Sigurisht, ne duhet të paralajmërojmë se këto janë eksperimente mbi kafshë. Ne mendojmë se modeli i është i rëndësishëm, por në fund të fundit do të duhet të presim për të dhënat njerëzore."

Tani për tani, Remdesivir është i vetmi antiviral i aprovuar nga FDA për trajtimin e COVID-19. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43