Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Mjeku Edvin Prifti: Çështja është se cila vaksinë do vijë në Shqipëri

Lapsi.al 4 December 2020
Mjeku Edvin Prifti: Çështja është se cila vaksinë do

Prof. Dr. Edvin Prifti, shefi i kardiologjisë në QSUT, thotë se autoritetet shqiptare nuk duhet të shqetësohen për vaksinën që do të sjellin kundër koronavirusit, por se cila është ajo. Ai thotë se të dhënat shkencore të vaksinave vijnë nga kompanitë prodhuese që kanë interesa komerciale.

“Është shumë e rëndësishme që ne nuk mund të themi do futen vaksinat. E rëndësishme është çfarë vaksinash. Mua më intereson kualiteti i vaksinës. Janë 58 vaksina. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut”, theksoi ai emisionin “Java” në RTSH.

Prof. Prifti thotë se jo të gjithë pacientët që intubohen humbasin jetën, duke përmendur pacientët që janë operuar nga zemra. Ai tha se gjithë pacientët e infektuar me Covid në Kardiokirurgji, janë shëruar.

Ai kërkon që autoritet të zbulojnë numrin e vërtetë të vdekjeve, duke identifikuar edhe ato në shtëpi, ndërsa shton se pacientët me problemet e zemrës janë një target i madh i virusit.

“Pacientët kardiakë janë një nga target. Covidi nuk është infeksion, është ai që vjen pas infeksionit. Kemi të bëjmë me një virus i cili shkakton në një përqindje pacientësh, një sëmundje që quhet koronavirus.

Vaksina nuk vret virusin. Ky është një virus që futet edhe tek kafshët. Kemi rastin e Danimarkës që u vranë 17 mln kunadhe që është një mutacion i koronavirusit. Kaloi nga njeriu tek kunadhet dhe nga kunadhet tek 12 njerëz. Mutacioni shkakton mos njohjen nga vaksina.

Virusi vetë nuk vret, por vret reaksioni ndaj këtij virusi. Në një përqindje të vogël, organizmi hiper-reagon duke shfaqur koronën. Ajo që identifikojmë me sy janë pacientët që nuk marrin dot frymë. Në një rast tjetër covidi vret në mënyrë imediate nëpërmjet krijimit të trombeve.

Është një detyrë e rëndësishme ndaj vendit që sa vdekje kanë ardhur. INSTAT-i ka filluar të mbledh të dhënat, por duhet të dihet çfarë ka ndodhur me pacientët në shtëpi. Unë mendoj se covidi vret më shumë pacientët kardiopat. Në një situatë të tillë, fluksi i pacientëve është i reduktuar.

Në momentin që janë pozitiv, duhet të fillojnë kardio-spirinën. Nën drejtimin e mjekut duhet të fillojnë edhe anticoagulant nga 10 ditë deri në dy javë. Është më se e mjaftueshme.

31 pacientë të operuar kanë qenë me covid. Sigurisht janë pacientë që vijnë urgjenca dhe ne nuk e kontrollojmë dot dhe të sëmurët nga zemra duhen trajtuar në kohë rekord. Të gjithë dolën nga terapia intensive, katër prej pacientëve u intubuan dhe të gjithë shkuan në shtëpi.

Është një mesazh që është një sëmundje që do impenjim maksimal. Ne kemi një ekip reanimatorësh që bëjnë një ndjekje speciale. Pacientin e fundit e nxorëm pardje, një personel të spitalit”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43