Flash

VIDEO/ Si dështoi Rama të mbante premtimin për shëndetësinë falas

Lapsi.al 4 December 2020
VIDEO/ Si dështoi Rama të mbante premtimin për

“Shëndetësia falas është një program që nuk mund të realizohet brenda një mandati”. Janë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama në intervistën që dha të enjten për RTV ORA. Një justifikim për një premtim të pambajtur të bërë në fakt që 8 vite më parë.

Në fushatën e vitit 2013, ishte vetë Rama përsëriste pa reshtur në çdo shesh se “shëndetësia falas do të garantohej që në mandatin e parë. Rama thotë tani se janë më shumë shqiptarë që marrin shërbimin falas në spitale.

Në intervistën e dhënë, Rama, tha se shqiptarët më parë paguanin për mjekun e familjes, gjë që nuk ka qenë asnjëherë e tillë. Premtimin e Ramës e ka sjellë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri e cila thotë se në 8 vjet, Edi Rama nuk bëri asgjë për shëndetësinë falas.

“Plani i tij i vetëm ishte dhe është i njëjti - të mbushë xhepat e koncesionarëve klientë me paratë e shqiptarëve. Dështimin e Edi Ramës, mashtrimet e tij elektorale dhe vjedhjen e shqiptarëve, qytetarët po e paguajnë sot shtrenjtë. Deri edhe me jetën e tyre” – shkruan ndër të tjera Pampuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI