Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Tiranë, 27-vjeçari telefonon policinë për macen dhe denoncon veterinerin

Lapsi.al 4 December 2020
Tiranë, 27-vjeçari telefonon policinë për macen dhe

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner pas ngordhjes së maces së tij. Mësohet se L.P, 27-vjeç më datën 30 nëntor të këtij viti ka bërë një kallëzim ndaj veterinerit I.B, pasi siç pretendon ka çuar macen e tij për ta mjekuar pas një plage por nuk ka treguar kujdesin e duhur për të dhe për pasojë macja ka ngordhur.

Në raportin e referimit në Prokurori të veprës penale thuhet se L.P ka shkuar në një veterineri në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë, pas i macja e tij kishte një plagë në buzën e poshtme. L.P tregon se veterineri kishte thënë se plaga nuk është shqetësuese dhe e kishte mjekuar me anë të një pomade, madje i kishte dhënë edhe disa ilaçe për mjekim të mëvonshëm, ku sipas veterinerit macja do të shërohej pas tre katër ditësh. Por sipas L.P ende pa shkuar në banesën e tij macja ka ngordhur dhe ai është kthyer menjëherë në veterineri. Veterineri I.B i ka bërë dy gjilpëra por pa mundur ta ktheje në jetë macen. Ai më pas telefonoi policinë për të bërë kallëzimin pasi sipas tij për macen nuk është treguar kujdesi i nevojshëm. Ai kërkon ti mbyllet dyqani si dhe ti hiqet licenca e pasi nuk e quan veteriner të merituar si dhe kërkon që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore dhe veterineri të marrë ndëshkimin e merituar.

Ndërkohë në pyetje është marrë edhe veterineri I.B i cili ka treguar të njëjtin version si 27-vjeçari por ka thënë se pas ngjarjes familjarët e 27-vjeçarit e kanë kërcënuar, sharë dhe thyer xhamin e veterinerisë. Ai mendon se ngordhja e maces ka ardhur nga ndonjë reaksion alergjik që mund të ketë shkaktuar pomada dhe që mund të jetë stimuluar nga ndonjë sëmundje kardiake që ka patur macja.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43