Flash

Kriza e Covid, Kosova jep 600 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Lapsi.al 4 December 2020
Kriza e Covid, Kosova jep 600 milionë euro për rimëkëmbjen e

Rreth 600 milionë euro arrin vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët” ka thënë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, është votuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

Hoti në një konferencë për media, pas miratimit të këtij projektligji, ka thënë se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas projektligjit, nëse një kontributpagues tërheq 10 për qind të kursimeve deri në vlerë të 10,000 eurove, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë të njëjtin brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Rreth 200 milionë euro janë paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm për bizneset si dhe një vlerë prej 20 milionë eurosh është planifikuar për punëtorët të cilët e humbin punën për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes këtij projektligji, për sektorin e gastronomisë do të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) nga 18 në 8 për qind. Po ashtu, parashihet që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind. “Unë besoj se kjo do të gjenerojë miliona euro investime, sepse është një lehtësim i madh për bizneset” tha Hoti.

Po ashtu është paraparë që lënda e parë, e cila prodhohet në Kosovë, të lirohen nga TVSH-ja.

Në bazë të programit të rimëkëmbjes ekonomike deri më tani janë shpërndarë 260 milionë euro duke përfshirë 60 milionë euro për bizneset, subvencione në bujqësi, gratë për gratë ndërmarrëse e të tjera.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028./rel

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43